05/04/2021

Miqësoret mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të martën fillon Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dy federatat kanë pasur bashkëpunim të ngushtë me dekada të tëra, duke zhvilluar shumë ndeshje miqësore e gara mes tyre.

Pas zhvillimit të disa kampionateve Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi edhe miqësoren e parë me Kombëtaren shqiptare, në Tiranë, në qershor të vitit 1996.

Më 27 nëntor 1999 u zhvillua ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku këtë ndeshje e fitoi Kosova 111:70.

Më 27-28 nëntor 2000 u zhvilluan edhe katër ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, te femrat, si dhe te juniorët (M). Dy takimet e para i takuan Shqipërisë, derisa në ndeshjet e dyta, fitoi Kosova (F) 65:72, si dhe juniorët 78:102.

Kosova dhe Shqipëria kanë luajtur shumë ndeshje miqësore. Në korrik të vitit 2017, Kosova mundi dy herë Shqipërinë. Një herë me shifrat 71:63 dhe herën tjetër 90:72.

Herën e fundit u takuan në korrik të vitit 2019, ku sërish Kosova dy herë fitoi, 88:71 dhe 98:85.