13/04/2021

Dita e gjysmëfinaleve

Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Ligën Unike, ku priten ndeshje mjaft interesante.

Pas takimeve çerekfinale në Rahovec, pjesa finale do të zhvillohet në Durrës.

Takimi i parë gjysmëfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Të dy skuadrat duan trofeun e parë dhe historik të Ligës Unike. Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa lojë, derisa Peja mundi Vllazninë. Skuadrat kanë zhvilluar stërvitjet në Durrës dhe janë gati për gjysmëfinalen e parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të jetë shumë interesante ndërmjet Goga Basket dhe Golden Eagle Ylli. Goga luan në shtëpi, andaj e dëshiron trofeun e çmuar, kurse Ylli e kërkon trofeun e parë në histori të klubit.

Të martën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohen të mërkurën.

Kjo është hera e parë që zhvillohet një ligë në sportet kolektive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke jetësuar ëndrrën e shumë shqiptarëve.

Orari

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja

19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe