Më 13 dhe 14 Prill është mbajtur pjesa finalave e garave të Ligës Unike në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës. Organizimi ka qenë në nivelin më të lartë, duke ju falënderuar edhe mikpritjes dhe ndihmës së madhe nga Klubi i Basketbollit Goga Basket.
Për dy ditë, janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, ku skuadra nga Theranda fitoi titullin e parë, që njëkohësisht ishte edhe trofeu i parë për klubin.
Për një kohë të shkurtër dhe në kohë pandemie, organizatorët kanë bërë të pamundurën që organizimi të jetë perfekt dhe shembull për garat tjera. Kujtojmë se kjo është hera e parë që organizohet një ligë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Më 6 dhe 7 Prill, ndeshjet u zhvilluan në Rahovec dhe më 13 e 14 Prill në Durrës. Dy qytete dhe dy klube bënë të pamundurën që këto gara të shkojnë sipas planit.
Një mobilizim i madh nga stafi i Ligës Unike, Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj Shqiptare për jetësimin e ëndrrës së shumë shqiptarëve.
Falenderim i madh shkon për policët e dy vendeve, mjekëve, Klubeve shqiptare, partnerëve e sponsorëve dhe të gjithë ata që u angazhuan në këtë organizim madhështor.