Këto janë vendimet e Bordit të Ligës Unike të datës 05.07.2021, Tiranë:
- Është miratuar raporti i punës për periudhën Shtator 2020-Qershor 2021.
- Shfuqizohet Neni 3.3 i Rregullores së Garave të edicionit 2020/2021 i cili e pamundësonte skuadrën e fundit të renditur të edicionit paraprak të Ligës Unike të merrte pjesë në edicionin vijues të Ligës Unike pavarësisht renditjes në kampionatin nacional.
- Shfuqizohet vendimi numër 9 i datës 20.04.2021 të Ligës Unike.
- Miratohet rregullorja e garave, sistemi i garave, kalendari i garave, plani i aktiviteteve dhe buxheti për edicionin 2021/2022.
- Në edicionin garues 2021/2022, Liga Unike do të fillojë garën edhe në konkurrencën e femrave në kategorinë seniore dhe do të përbëhet nga 3 skuadra nga Shqipëria dhe 3 skuadra nga Kosova të cilat do të luajnë në sistem të garave vajtje-ardhje me 10 xhiro të rregullta dhe play-off.
- Në edicionin garues 2021/2022, Liga Unike në konkurrencën e meshkujve do të përbëhet nga 4 skuadra nga Shqipëria dhe 4 skuadra nga Kosova të cilat do të luajnë në sistem të dyfishtë të garave vajtje-ardhje me 14 xhiro të rregullta dhe play-off.
- Klubet pjesëmarrëse në Ligën Unike u nënshtrohen rregullave të Federatave Nacionale rreth regjistrimit të lojtarëve të huaj dhe kalimit të lojtarëve.
- Klubet pjesëmarrëse në Ligen Unike mund të aktivizojnë deri në tre lojtarë të huaj në fushë gjatë një ndeshje.
- Federatat Nacionale të nominojnë skuadrat në konkurrencën e femrave dhe meshkujve për edicionin garues 2021/2022.
- Gjatë muajit Gusht 2021 të bëhet hedhja e shortit e Ligës Unike për edicionin 2021/2022 në të dyja konkurrencat.
- Para fillimit të kampionatit të Ligës Unike, të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në dy konkurrencat.
- Edicioni i rregullt 2021/2022 i Ligës Unike në dy konkurrencat të fillojë më 20/21 tetor 2021.
Në emër të Bordit Drejtues të Ligës Unike,
Ilir Trebicka
Kryetar - Liga Unike