04/09/2021

Avni Ponari vazhdon të jetë në krye të FSHB-së

Sot, më 4 Shtator është mbajtur Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB).

“Rikonfirmohet presidenca për manadatin e ardhshëm të FSHB- me në krye z. Avni Ponari dhe kryesinë e re të shpallur nga votimi i asamblistëve, delegatë me të drejta vote. Në fjalën e tij përshëndetëse dhe përmbyllëse të Asamblesë, z. Ponari ka bërë një rezyme për kandidaturën e tij të vetme, duke premtuar se besimi i dhënë do të shpërblehet me punë dhe angazhim maksimal”, thuhet në njoftimin e FSHB-së.

Ponari ka qenë njëri ndër iniciatorët për themelimin e Ligës Unike, duke e nënshkruar marrëveshjen së bashku me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

Liga Unike i dëshiron suksese në rrugëtimin në krye të basketbollit shqiptar.