05/09/2021

Anëtari i Ligës Unike, Prizreni 16 fiton Superkupën e Kosovës

Anëtari i Ligës Unike, Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Trepcën me rezultat 90:81.

Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë ishte mjaft interesante dhe në fund triumfoi skuadra prizrenase. Më herët, prizrenasit kishin eliminuar Dritën dhe Pejën.

Arti Hajdari u zgjodh MVP i turneut të Superkupës. Prizreni 16, është njëra nga katër skuadrat që ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike nga Kosova. Skuadrat tjera janë Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.

Liga Unike e uron për këtë sukses Prizrenin 16, që ishte trofeu i parë në histori të klubit.