Klubi i Basketbollit Tirana Neptun ka fituar Kupën e Shqipërisë në konkurrencën e meshkujve. Skuadra tiranase në finale ka mundur rivalin lokal, Partizanin me rezultatin 88:64.
Ansi Agolli ishte vendimtar për klubin fitues me 23 pikë e 14 kërcime.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Flamurtari ka fituar Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finale Partizanin me rezultat 83:65.
Basketbollistja e Flamurtarit, Laura Jane Johnson ishte më e dalluara me 31 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Partizani u dallua Aida Palko me 24 pikë e 13 kërcime.
Të gjitha skuadrat finaliste do të jenë pjesë e Ligës Unike për edicionin e ri.