28/09/2021

Klinika e Gjyqtarëve mbahet më 1 Tetor

Liga Unike njofton se Klinika e Gjyqtarëve për edicionin e ri do të mbahet më 1 Tetor (e premte) në Hotel “Lakeside”-Vërmicë (Prizren).

Prezantimin e Rregullores së Garave do ta bëjë Komesari i Ligës Unike, Bashkim Milo, kurse më pas do të ligjërojnë Faton Kurshumlija dhe Ervin Koçi, ndërsa për përgatitjen mentale do të flet Prof. Ridvan Ekmekçi nga Turqia.

Në fund do të bëhet ndarja e fanellave të gjyqtarëve për edicionin e ri.

Liga Unike do të fillojë me Superkupën Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat, e më pas do të fillojë edicioni i ri i garave, ndërsa në këtë vit do të garohet edhe në konkurrencën e femrave.

Te meshkujt do të garojnë katër klubet më të mira nga Kosova dhe katër nga Shqipëria, ndërsa te femrat, tri klubet më të mira nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.