Më 13 dhe 14 Tetor në Vlorë organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave.
Katër klube me traditë: Flamurtari, Prishtina, Penza dhe Partizani do të garojë për trofeun e Superkupës, që është e para që organizohet nga Liga Unike dhe shënon fillimin e edicionit të ri në Ligën Unike.
Klubi i Flamurtarit të Vlorës është shprehur shumë i nderuar që do të jetë mikpritës të kësaj ngjarje të madhe për basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Kapitenia e Flamurtarit, Tea Memushi është shprehur se ndihen të nderuar që do të organizojnë Superkupën Mbarëkombëtare në Vlorë.
“Jemi shumë entuziast, që jemi vendi pritës i Superkupës Mbarëkombëtare dhe që do të ketë një Ligë Unike Shqipëri-Kosovë. Ne si ekip jemi në një formë të mirë, pasi vijmë pas një turneu ndërkombëtar, ku u renditëm të dytët dhe si fitues të Kupës së Federatës në Shqipëri.
E vlerësojmë edhe kundërshtaren tonë, Penzën, duke njohur rezultatet e saj. Ajo që është e sigurt është se do të shohim ndeshje të bukur dhe të rivalizuar”, është shprehur kapitenia e Flamurtarit për faqen zyrtare të Ligës Unike.
Më 13 Tetor do të përballen Prishtina dhe Partizani nga ora 16:00, kurse nga ora 19:00 përballen Flamurtari dhe Penza. Finalja zhvillohet më 14 Tetor nga ora 19:00.