Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave do të zhvillohet në Vlorë më 13 dhe 14 Tetor në Vlorë.
Kjo është hera e parë që Superkupa Mbarëkombëtare organizohet nga Liga Unike në konkurrencën e femrave. Në këto ndeshje vëzhguese do të jenë tri ish-basketbolliste të njohura.
Vlora Braha dhe Anduena Rifati do të jenë në gjysmëfinale, kurse Edera Alibegaj në finale.
Braha është ish-basketbolliste e Gjeneratës së Artë të Universitetit të Prishtinës, ku fitoi shumë trofe në basketbollin e Kosovës, është shprehur e nderuar që do të jetë vëzhguese në ediconin e parë dhe historik.
Anduena vjen nga një familje sportistësh. Ajo ishte basketbolliste e dalluar e Bashkimit dhe mbrojti edhe ngjyrat e Kosovës. Anduena fitoi disa herë titullin dhe Kupën në Kosovë, si dhe u zgjodh MVP, kurse katër herë është zgjedhur sportiste e vitit në Prizren, si dhe ka marrë çmimin e karrierës.
Edera Alibegaj po ashtu është një emër i basketbollit shqiptar në konkurrencën e femrave. Edera ka qenë basketbolliste e dashur, duke përfaqësuar edhe Shqipërinë në garat ndërkombëtare, trajnere e dalluar, si dhe anëtare e Bordit të Federatës Shqiptare të Basketbollit.