12/10/2021

Gjysmëfinale interesante në Superkupën Mbarëkombëtare

Nesër (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare, që organizohet në Vlorë, më 13 dhe 14 Tetor.

Në gjysmëfinalen e parë përballen dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Partizani nga Tirana. Skuadra prishtinase është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa së fundi ishte finaliste e Superkupës. Ndërkohë, Partizani ishte finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë.

Në gjysmëfinalen tjetër përballen Penza dhe Flamurtari. Skuadra nga Peja së fundi fitoi Superkupën e Kosovës dhe është kampione e Kosovës, kurse Flamurtari fitoi së fundi fitoi Kupën e Federatës së Shqiptarë dhe është kampion i Shqipërisë. Gjithashtu skuadra vlonjate është vendase, andaj pritet një ndeshje shumë interesante.

Finalja zhvillohet më 14 Tetor nga ora 19:00.

Orari

13 Tetor

16:00 Prishtina-Partizani

19:00 Flamurtari-Penza

14 Tetor

19:00 Finalja