Sot dhe nesër zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave në Vlorë, ku do të përballen Prishtina me Partizanin dhe Penza me Flamurtarin. Finalja zhvillohet të enjten nga ora 19:00.
Të gjitha ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare do të transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion e Kujtesa për Kosovë, duke sjellë ekskluzivitetin e ngjarjeve të basketbollit.
Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, kurse më pas do të fillojë Liga Unike te femrat me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.
Organizimi i Superkupës Mbarëkombëtare ndihmohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.
Orari
13 Tetor
16:00 Prishtina-Partizani
19:00 Flamurtari-Penza
14 Tetor
19:00 Finalja