Edicioni i ri në Ligën Unike në konkurrencën e femrave është shtyrë deri më 24 Nëntor 2021. Kjo vjen në pajtim me klubet dhe organizatorët e garave. Shorti u hodh të dielën në Shkodër, ku në xhiron e parë takohen Tirana-Prishtina, Flamurtari-Penza dhe Bashkimi-Partizani.
Mesjavën e kaluar u zhvillua Superkupa Mbarëkombëtare te femrat, ku triumfoi Penza e Pejës.
Edicioni i ri pritet të jetë interesant dhe rivalizues, duke marrë parasysh se gjashtë skuadrat shpresojnë të fitojnë në edicionin e parë të Ligës Unike.
Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike te femrat, ku marrin pjesë tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.