Teuta ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 103:123 (26:21, 24:37, 26:39, 27:26), në javën e dytë të Ligës Unike.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por vendasit në minutat e fundit të çerekut të parë krijuan epërsi prej tetë pikësh, 22:14, kurse kjo pjesë përfundoi me shifrat 26:21. Megjithatë, mysafirët u kundërpërgjigjën shpejt, për të barazuar shifrat në 29:29, e më pas ishin në epërsi të lehtë, kurse në fund të pjesës së parë u shkëputën në 50:58, sa përfundoi pjesa e parë.
Skuadra durrësake vazhdoi me lojë të mirë në periodën e tretë, ndërsa Vreshtarët nuk kishin përgjigje për lojën e tyre. Me kalimin e minutave epërsia sa vinte e shtohej, kurse më e larta ishte 74:97, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 76:97. Në 10 minutat e fundit, Teuta menaxhoi epërsinë, kurse Rahoveci nuk arriti të bëjë më shumë dhe ndeshjen përfundon me fitoren e Teutës 103:123.
Te Rahoveci u dalluan Altin Morina me 25 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime, kurse te Teuta më i miri në parket ishte Cameron Saterwhite me 30 pikë e nëntë kërcime.
Rahoveci ka dy humbje, kurse Teuta një fitore dhe një humbje.