06/11/2021

Vllaznia triumfon ndaj Tiranës

Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 87:68 (30:19, 20:17, 20:21, 17:11), në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, ku më e larta ishte 30:19, sa përfundoi kjo pjesë, duke u dhënë komoditet shkodranëve në vazhdim të ndeshjes. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, në 36:19, e më pas edhe 46:27, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 50:36.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat maksimalisht në 52:51, megjithatë, shkodranët sërish u shkëputën në 70:57, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Vllaznia menaxhoi lojën dhe epërsinë në 10 minutat e fundit për të mos e rrezikuar fitoren, kurse triumfoi në fund me rezultat 87:68.

Te Vllaznia më i miri në parket ishte J Stove me 26 pikë e tetë kërcime, kurse te Tirana Neptun u dalluan Julian Hamati me 18 pikë e tetë kërcime dhe Endrit Hysenagolli me 21 pikë.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe dy humbje.