Xhiroja e katërt në Ligën Unike ka dhuruar disa ndeshje mjaft interesante.
Basketbollisti më i dalluar i xhiros ishte Tamas Bruce me 33 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 39. Bruce ndihmoi Teutën të shënojë fitoren e tretë në këtë edicion, në përballje me Kamza Basket.
Prizreni 16 ka mundur Vllazninë e Shkodrës 100:96, ku u dallua dyshja vendore Urim Zenelaj dhe Arti Hajdari. Zenelaj kishte 18 pikë, 13 kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Hajdari kontribuoi me 31 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.
Tirana Neptun shënoi fitore të rëndësishme ndaj Pejës 84:80, ku basketbollisti më i dalluar në parket ishte Julian Hamati i skuadrës tiranase me 19 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime.
Golden Eagle Ylli vazhdoi me formë të mirë, ku shënoi fitore ndaj Rahovecit 72:77. Kësaj radhe te kampionët e Ligës Unike u dallua Brandon Radonlph me 23 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.
Top 5 i Ligës Unike: Tamas Bruce i Teutës së Durrësit, Urim Zenelaj dhe Arti Hajdari të Prizrenit 16, Julian Hamati i Tirana Neptun dhe Brandon Radonlph i Golden Eagle Yllit.