Peja ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me rezultat 97:60 (22:8, 26:20, 31:18, 18:14), në xhiron e pestë të Ligës Unike.
Vendasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituarit. Verdhezinjtë hynë në një seri 12:2 dhe vazhdimisht ishin në epërsi, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:8. Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa në pushim shkuan me 20 pikë dallim, 48:28.
Peja nuk u ndal as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke shtuar epërsinë minutë pas minute, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 79:46. Dhjetë minutat e fundit ishin formal dhe Peja triumfoi me rezultat bindës 97:60.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 24 pikë e dhjetë asistime, Ilter Irdem me 14 pikë e dhjetë asistime, Stephen Maxwell me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Tryone White me 21 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me gjashtë pikë e 15 kërcime dhe Arti Hajdari me 13 pikë e gjashtë kërcime.
Tashmë të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe dy humbje.