Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën Unike.
Rahoveci pas fitores së parë xhiron e kaluar ndaj Vllaznisë, do të përballet me Kamza Basket, që ka dy fitore dhe tri humbje, dhe nëse Vreshtarët fitojnë do të barazoheshin me pikë, apo Kamza do të ngjitej në tabelë.
Tirana përballet me kampionin, Golden Eagle Yllin, ku therandasit janë favoritë për të fituar. Tiranasit kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse Ylli katër fitore dhe një humbje, duke kryesuar e vetme në renditje.
Prizreni 16 dhe Teuta e Durrësit kanë nga tri fitore dhe dy humbje, andaj ballafaqimi i së dielës pritet të jetë interesant, ku dy skuadrat hyjnë për fitore.
Java e gjashtë do të mbyllet me duelin mes Vllaznisë dhe Pejës, skuadra që janë përballur më parë edhe në Ligën Ballkanike. Shkodranët kanë një fitore dhe katër humbje, kurse pejanët tri fitore dhe dy humbje në këtë edicion.
Liga Unike – Java 6
E shtunë
17:00 Rahoveci - Kamza
19:00 Tirana - Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Prizreni 16 - Teuta
19:00 Vllaznia – Peja