Tri ndeshje interesante do të zhvillohen në kuadër të javës së pestë në Ligën Unike të Femrave, duke përmbyllur stinorin vjeshtor.
Takimi i parë është mes Partizanit dhe Tiranës, dy skuadrave rivale të qytetit, që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të garave, pasi në katër takimet e para, kanë pësuar katër humbje. Dëshira është e madhe te të dy skuadrat që të shënojnë fitoren e parë, sidomos ndaj rivalit të qytetit.
Sfida e dytë pritet të jetë shumë interesante mes Flamurtarit të Vlorës dhe Prishtinës, dy skuadra që kanë nga tri fitore dhe një humbje.
Ndeshja e tretë zhvillohet mes dy skuadrave kosovare, Penzës dhe Bashkimit. Skuadra pejane ka katër fitore në katër ndeshje, duke qenë e vetmja pa humbje, kurse prizrenaset kanë dy fitore dhe dy humbje. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, edhe pse skuadra prizrenase nuk ka arritur qëllimet e saj.
Liga Unike e Femrave-Java 5
E hënë
18:00 Partizani - Tirana
E martë
17:00 Flamurtari - Prishtina
E mërkurë
17:00 Penza – Bashkimi