Penza ka mundur Bashkimin me rezultat 77:57 (13:9, 23:13, 21:13, 20:22), në xhiron e pestë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave, që ishte xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor.
Penza shpallet kampione vjeshtore, pasi në pesë ndeshje, ka shënuar pesë fitore, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, ndërsa Bashkimi ka dy fitore dhe tri humbje.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por në fund vendaset me tri pikë, e fitojnë këtë pjesë 13:9. Kampionet e Kosovës ishin më të mira nga periudha e dytë, ku ngritën epërsinë deri në 15 pikë, 34:19, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 36:22.
Vashat pejane vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, për tu mos u ndalur dhe rritur epërsinë, ku më e larta shkoi deri në 22 pikë, 57:35, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit, Penza menaxhoi lojën dhe ruajti epërsinë për të triumfuar me shifrat 77:57.
Te Penza u dalluan Valbona Bytyqi me 24 pikë, Rael Whitsitt me 20 pikë e 19 pikë dhe Jeta Zeka me 15 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Christina Ellis me 17 pikë dhe Era Shatri me 16 pikë e dhjetë kërcime.