Xhiroja e pestë që u zhvillua në mesjavë ka sjellë ndeshjet e fundit për stinorin vjeshtor në Ligën Unike të Femrave.
Basketbollistja e Partizanit, Aida Palko ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Tiranës, me 40 pikë, 22 kërcime dhe shtatë asistime, duke e pasur indeksin e lojës 60, apo dukshëm më të lartin për xhiron e pestë në Ligën Unike, duke u shpallur basketbollistja më e mirë e ndeshjes dhe javës.
Ajo u ndihmua nga Dajana Baraj me 21 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.
Flamurtari shënoi fitore ndaj Prishtinës 64:57, ku lojtarja më e dalluar në parket ishte Obryan Michelle me dyshifror të trefishtë, 16 pikë, 16 kërcime dhe dhjetë asistime.
Penza triumfoi në derbin ndaj Bashkimit, duke u shpallur kampione vjeshtore, ndërsa te skuadra pejane u dallua dyshja Valbona Bytyqi dhe Rael Whitsitt.
Bytyqi ndaj Bashkimit realizoi 24 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, kurse Whitsitt kontribuoi me 20 pikë, 19 kërcime dhe tri asistime.
Top 5
Aida Palko (Partizani) 40 pikë, 22 kërcime, 7 asistime
Obryan Michelle (Flamurtari) 16 pikë, 16 kërcime, 10 asistime
Valbona Bytyqi (Penza) 24 pikë, 3 kërcime, 4 asistime
Rael Whitsitt (Penza) 20 pikë, 19 kërcime, 3 asistime
Dajana Baraj (Partizani) 21 pikë, 5 kërcime, 9 asistime