Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 100:89 (25:19, 32:21, 22:23, 21:26), në xhiron e tetë të Ligës Unike.
Në çerekun e parë u zhvillua lojë kryesisht e baraspeshuar, ku për një nuancë, vendasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi të lehtë, dhe e fituan këtë pjesë me shifrat 25:19. Pas një fillimi të barabartë në periudhën e dytë, Vreshtarët filluan të shkëputen, duke ngritur epërsinë minutë pas minutë dhe shkuan në pushim me 17 pikë dallim, 57:40.
Rahovecasit nuk u ndalën për të thelluar epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 24 pikë, 66:42. Më pas zhvillohet një lojë e barabartë me mysafirët që u treguan më të saktë në tentimet e tyre, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 79:63. Epërsia e vendasve u ngrit deri në 27 pikë, që ishte më e larta, megjithatë kishte një rënië që u shfrytëzua nga mysafirët që tentuan rikthimin e madh, megjithatë ishte e pamjaftueshme dhe Rahoveci triumfoi me shifrat 100:89.
Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 31 pikë dhe shtatë kërcime, Musab Mala me 25 pikë dhe Fisnik Rugova me 20 pikë, kurse te Tirana Neptun u dalluan 25 pikë e 17 kërcime dhe Julian Hamati me 17 pikë e shtatë kërcime.
Rahoveci ka tri fitore e pesë humbje, kurse Tirana Neptun katër fitore dhe katër humbje.