Tirana Neptun ka shënuar fitore ndaj Vllasnisë me rezultat 96:82 (14:27, 31:17, 24:17, 27:21), në xhiron e dhjetë të Ligës Unike.
Pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë 8:8, por mysafirët hyn në një seri të suksesshme, duke kaluar në epërsi prej dhjetë pikësh, 12:22 dhe deri në fund të çerekut të parë e thelluan më shumë epërsinë, në 14:27. Vendasit kundërpërgjigjen shpejt për të barazuar rezultatin në 34:34, e më pas zhvillohet një lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundon me shifrat 45:44.
Edhe perioda e tretë u karakterizua si shumë e barabartë në parket deri pranë rezultatit 60:61, dhe nga ky moment vendasit me një seri prej 9:0, kaluan në epërsi 69:61, sa ishte rezultati pas 30 minutash në parket. Kryeqytetasit kontrolluan lojën në dhjetë minutat e fundit, duke mos e rrezikuar fitoren për asnjë moment, duke triumfuar me shifrat 98:82.
Te Tirana Neptun u dalluan Eldi Hysa me 20 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Julian Hamati me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vllaznia u dallua Robert Shestani me 18 pikë e gjashtë asistime.
Tirana Neptun ka pesë fitore e pesë humbje, kurse Vllaznia ka dy fitore e tetë humbje.