Në mesjavë u zhvillua xhiroja e dhjetë në Ligën Unike te meshkujt.
Ndeshja më interesante ishte ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, ku fitoi shënoi skuadra rahovecase me rezultat 98:92. Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Milik Yarbrough, i cili kishte indeksin e ndeshjes 32, apo më të lartin e ndeshjes. Yarbrough ndaj prizrenasve kishte 31 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Ndeshje fantastike zhvilloi edhe Musab Mala, që për herë të dytë radhazi realizoi dyshifror të trefishtë. Mala kishte 14 pikë, 11 kërcime dhe dhjetë asistime.
Ndërkohë, Peja shënoi fitore bindëse ndaj Kamza Basket në udhëtim 76:113. Te verdhezinjtë u dallua dyshja White-Garibay. White realizoi dyshifror të trefishtë: 24 pikë, dhjetë kërcime dhe 11 asistime, kurse Garibay u dallua me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe gjashtë asistime.
Tirana Neptun fitoi ndaj Kamza Basket me rezultat 98:82, ku basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Eldi Hysa i tiranasve me 20 pikë, shtatë asistime dhe gjashtë kërcime.
Top 5
Milik Yarbrough (Rahoveci) 31 pikë, 7 kërcime, 5 asistime
Musab Mala (Rahoveci) 14 pikë, 11 kërcime, 10 asistime
Tyrone White (Peja) 24 pikë, 10 kërcime, 11 asistime
Edgar Garibay (Peja) 19 pikë, 10 kërcime, 6 asistime
Eldi Hysa (Tirana Neptun) 20 pikë, 7 asistime, 6 kërcime