Flamurtari shënoi fitoren e pesë radhazi në Ligën Unike të femrave, duke mundur Partizanin me rezultat 94:55 (28:11, 29:8, 23:17, 14:19).
Vashat nga Vlora ishin më të mira nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar. Skuadra vlonjate e nisi ndeshjen më mirë, me një epërsi 14:5, për të thelluar atë edhe më shumë në çerekun e parë, që e fitoi me shifrat 28:11. Edhe më bindëse ishin në periudhën e dytë, ku e thelluan më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 57:19.
Perioda e tretë ishtë më e barabartë, megjithatë, u kontrollua tërësisht nga skuadra vendase, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 80:36. 10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet me fituesin që dihej dhe për asnjë moment nuk rrezikoi fitoren, duke triumfuar me 94:55.
Te Flamurtari u dalluan Samra Omberbasiq me 18 pikë e 25 kërcime dhe Taliyah Hopkins me 31 pikë e tetë kërcime, kurse Aida Palko dhe Xhulia Velias shënuan nga 11 pikë.
Flamurtari ka pesë fitore dhe një humbje, kurse Partizani një fitore e pesë humbje.