Në mesjavë u zhvillua xhiroja e shtatë në Ligën Unike në konkurrencën e femrave.
Basketbollistja me indeksin apo efektshmërinë më të lartë ishte Samra Omerbasic e Flamurtarit, me 41. Ajo ndaj Partizanit kishte 18 pikë, 25 kërcime dhe tri asistime. Samra është ndër lojtaret kyçe në skuadrën nga Vlora, ndërsa kjo është hera e parë që u zgjodh MVP. Për skuadrën vlonjate ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Taliyah Hopkins me 31 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.
Prishtina e fitoi derbin kosovar në Ligën Unike ndaj Penzës me rezultat bindës 63:101. Ndaj skuadrës pejane u dalluan Sarah Mgbeike me 24 pikë, 15 kërcime dhe tri asistime, si dhe Agnesa Rrahmani me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.
Ndërkohë, Bashkimi triumfoi ndaj Tiranës me shifrat 114:89, ku u dallua basketbollistja me përvojë Monique Coker, me 21 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime.
Top 5
Samra Omerbasic (Flamurtari) 18 pikë, 25 kërcime, 3 asistime
Taliyah Hopkins (Flamurtari) 31 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 24 pikë, 15 kërcime, 3 asistime
Agnesa Rrahmani (Prishtina) 31 pikë, 6 kërcime, 4 asistime
Monique Coker (Bashkimi) 21 pikë, 11 kërcime, 5 asistime