Penza ka shënuar fitore ndaj Tiranës me rezultat 86:71 (25:16, 26:24, 16:17, 19:14), në xhiron e nëntë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri te rezultati 17:15, kur vendaset hyn në një seri të suksesshme, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 25:16. Edhe në fillim të periudhës së dytë u zhvillua lojë e baraspeshuar, e më pas vendaset shkëputen në 15 pikë, 43:28, ndërsa mysafiret arritën të ngushtojnë shifrat në 51:40, sa përfundoi pjesa e parë.
Kampionet e Kosovës nuk u ndalën në periodën e tretë, duke thelluar epërsinë, ku më e larta ishte 23 pikë, 63:40, ndërsa vashat nga Tirana sërish nuk u dorëzuan, duke e bërë sfidën më interesante, për të afruar shifrat në 67:57, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit vashat pejane menaxhuan lojën dhe rezultati, për të mos e rrezikuar fitoren asnjëherë dhe triumfuan me rezultat 86:71.
Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 30 pikë e 21 kërcime dhe Narlyn Mosquera me 25 pikë e 12 kërcime, kurse te Tirana u dalluan Enisa Qosja me 22 pikë e pesë kërcime dhe Klea Verri me 26 pikë e shtatë kërcime.
Penza ka gjashtë fitore e dy humbje, kurse Tirana tetë humbje në tetë ndeshje.