03/03/2022

Flamurtari nuk ndalet as nga Bashkimi, vazhdon me fitore

Flamurtari i Vlorës ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 85:58 (30:18, 19:9, 19:14, 17:17), në xhiron e nëntë të Ligës Unike të femrave.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, deri te rezultati 18:16, kur vendaset me një seri të suksesshme prej 10:0, shkëputen në 28:16, derisa çereku i parë përfundon me shifrat 30:18. Vendaset e nisën fuqishëm periudhën e dytë, duke thelluar epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 25 pikë, 45:20, kurse skuadrat shkuan në vazhdime me rezultat 49:27.

Skuadra prizrenase nuk arriti këndelljen as në periodën e tretë dhe loja u menaxhua më mirë nga vlonjatet, që jo vetëm ruajtën epërsinë, por edhe e thelluan në 29 pikë, 68:39, ndërsa shifrat pas 40 minutash ishin 68:41.

Në dhjetë minutat e fundit, skuadra nga Vlora ruajti epërsinë e madhe të krijuar, duke mos e rrezikuar fitoren dhe duke triumfuar me rezultat 85:58.

Te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 29 pikë e shtatë kërcime dhe Samra Omerbasic me 21 pikë e 14 kërcime, kurse te Bashkimi u dallua D’asia Chambers me 22 pikë e dhjetë kërcime.

Flamurtari ka shtatë fitore e një humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore e katër humbje.