04/03/2022

Whitsitt, MVP e xhiros së nëntë

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e nëntë e Ligës Unike te femrat duke dhuruar ndeshje interesante.

Penza mundi Tiranën 86:71, ku u dallua amerikania Rael Whitsitt me 30 pikë, 21 kërcime, katër asistime dhe katër topa të vjedhur, duke pasur indeksin 50, apo më të lartin e kësaj xhiro. Kjo nuk është hera e parë që Whitsitt shpallet MVP, duke qenë lojtarja më e dalluar e skuadrës pejane në këtë edicion.

Prishtina mundi Partizanin në udhëtim 77:94, ku u dallua dyshja e huaj: Sarah Mgebike me 32 pikë, 17 kërcime, pesë asistime dhe Tynice Martin 23 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime.

Ndërkohë, Flamurtari po vazhdon me fitore në Ligën Unike, ndërsa të enjten mundi Bashkimin, 85:58. Te skuadra nga Vlora u dalluan dyshja: Laura Johnson me 29 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime dhe Samra Omerbasic me 21 pikë, 14 kërcime dhe pesë asistime.

Top 5

Rael Whitsitt (Penza) 30 pikë, 21 kërcime, 4 asistime

Sarah Mgebike (Prishtina) 32 pikë, 17 kërcime, 5 asistime

Tynice Martin (Prishtina) 23 pikë, 12 kërcime, 7 asistime

Laura Johnson (Flamurtari) 29 pikë, 7 kërcime, 4 asistime

Samra Omerbasic (Flamurtari) 21 pikë, 14 kërcime, 5 asistime