08/03/2022

Sfida interesante në Ligën Unike

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Ligën Unike, ku do të zhvillohen disa përballje interesante.

Kampioni dhe lideri Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Kamza Basket. Skuadra e Kamzës ka dy fitore e nëntë humbje, ndërsa therandasit dhjetë fitore e një humbje, duke kryesuar renditjen.

Rahoveci që është këndellur në xhirot e fundit do të ndeshet me Vllazninë e Shkodrës, në një përballje shumë të vlefshme. Vreshtarët kanë katër fitore e shtatë humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e nëntë humbje.

Përballje shumë interesante priten të enjten. Prizreni 16 do të përballet me Pejën, skuadrat e renditura në vendin e tretë, përkatësisht të dytë. Prizrenasit kanë shtatë fitore e katër humbje, ndërsa pejanët tetë fitore e tri humbje. Duke marrë parasysh ambiciet e mëdha të dy skuadrave pritet një ndeshje shumë interesante.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes Tiranës dhe Teutës. Tiranasit kanë pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa durrësakët gjashtë fitore e pesë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese dhe dramatike.

Liga Unike-Xhiro 12

E mërkurë

17:00 Kamza - Golden Eaglle Ylli

19:00 Rahoveci - Vllaznia

E enjte

17:00 Prizreni 16 - Peja

19:00 Tirana Neptun – Teuta