Në mesjavë zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të xhiros së gjashtë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.
Përballje shumë interesante shihet ndërmjet Penzës dhe Flamurtarit, dy skuadra që janë në krye të renditjes. Kampionët e Kosovës kanë gjashtë fitore e dy humbje, duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa skuadra nga Vlora ka shtatë fitore e një humbje dhe është në vendin e parë. Në fakt, pejanet ia kanë shkaktuar humbjen e parë skuadrës vlonjate dhe do të jetë një përballje interesante mes dy skuadrave që synojnë vendin e parë në garat e rregullta.
Takimi tjetër është ndërmjet dy skuadrave kryeqytetase, Prishtinës dhe Tiranës. Skuadra prishtinase ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa ajo tiranase, ka tetë humbje në tetë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore.
Liga Unike e Femrave - Java 6
E mërkurë
19:00 Penza - Flamurtari
E enjte
17:00 Prishtina - Tirana