Në bazë të nenit 12 të Statutit të Ligës UNIKE dhe nenit 2 të Rregullores së Punës së Bordit Drejtues të Ligës UNIKE, Bordi Drejtues shpall:
KONKURS
për organizimin e Final Four të Ligës UNIKE të Femrave, për edicionin 2021/22 që zhvillohet në datat 23 – 24 Mars 2022.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim e Final Four të Ligës UNIKE.
Për të konkurruar për organizimin e Final Four të Ligës UNIKE - Femrat, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me Ligën UNIKE, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.
Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikues, do të jetë Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që do të vendosë për organizatorin e Final Four konform Rregullores së Garave dhe Udhëzuesit për Organizimin e Final Four të Ligës UNIKE.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 15.03.2022, në ora 16:00.
Aplikimet (Shprehjet e Interesimit në formë të prezantimit) për organizimin e “Final Four” do të mund të dorëzohen në email adresën: sekretari@basketbolli.com.