Të premten (nesër) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) nga ora 11:00 do të organizohet Konferencë për Media.
Në këtë Konferencë për Media do të shpalosen detajet lidhur me organizimin e Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave dhe do të nënshkruhet kontrata për organizimin e kësaj ngjarje.
Në këtë Final 4, do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira në Ligën Unike në konkurrencën e femrave, ku do të mësohet kampionia e parë e kësaj lige.
Prishtina, Penza, Flamurtari i Vlorës dhe Bashkimi janë skuadrat që do të garojnë për trofeun e çmuar, që është historik.
Ky është edicioni i parë në Ligën Unike në konkurrencën e femrave.