17/03/2022

Prizreni 16 pas vazhdimeve mposht Teutën

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Teutës në udhëtim me rezultat 103:110 (23:19, 15:25, 16:24, 40:26, 9:16), në xhiron e 13-të të Ligës Unike.

Periudha e parë ishte kryesisht e barabartë me vendasit që për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23:19. Por, prizrenasit rikthehen shpejt duke shkrirë epërsinë dhe kaluan në epërsi 29:30, e më pas zhvillohet lojë me kthesa në rezultat, por në fund të pjesës së parë, mysafirët shkëputen në 38:44.

Çereku i tretë ishte i baraspeshuar, ndërsa durrësakët afruan shifrat në 54:59, kurse më pas prizrenasit sërish shkëputen në 54:68, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit ndodhi rikthimi i madh, ku vendasit dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe Core i Teutës shënon tre pikësh, 13 sekonda para fundit, duke barazuar rezultatin në 94:94, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por mysafirët ishin më të mirë, duke triumfuar me shifrat 103:110.

Te Teuta u dallua Nasir Core me 33 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, kurse te Prizreni 16 u dallua Darell Davis me 49 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime.

Teuta ka gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse Prizreni 16 ka tetë fitore e pesë humbje.