21/03/2022

Akreditimi për Final 4 të Ligës Unike te femrat

Liga Unike ju njofton se, akreditimi për Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave është i hapur deri të martën (22 Mars) në ora 16:00.

Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.

Final 4 i Ligës Unike organizohet në Prishtinë, më 23 dhe 24 Mars, ku do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira të kësaj gare: Prishtina, Penza, Flamurtari dhe Bashkimi.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 23 Mars nga ora 16:00 mes Penzës dhe Bashkimit, kurse nga ora 19:00 përballen Prishtina dhe Flamurtari.

Më 24 Mars nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, kurse nga ora 19:00 zhvillohet finalja.