22/03/2022

Xhiroja e fundit, cila do të jetë renditja përfundimtare?

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Ligën Unike, që është e fundit për garat e rregullta, ku do të përcaktohet renditja përfundimtare.

Tri vendet e para tashmë janë siguruar. Golden Eagle Ylli është në vendin e parë me 12 fitore e një humbje, Peja e dyta me nëntë fitore e katër humbje, si dhe Prizreni 16 me tetë fitore e pesë humbje, ndërsa Teuta, Rahoveci dhe Tirana kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje.

Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen direkt në gjysmëfinale, ndërsa në “Play-off” do të luajnë vendi i tretë me atë të gjashtë dhe i katërti me të pestin.

Ndeshja e parë zhvillohet me Rahovecit dhe Pejës, ku Vreshtarët synojnë fitoren për të siguruar një vend më të lartë në renditje, ndërkohë që verdhezinjtë kanë siguruar vendin e dytë.

Sfida e dytë zhvillohet mes skuadrave shqiptare, Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët kanë tri fitore e dhjetë humbje, kurse durrësakët kanë gjashtë fitore e shtatë humbje.

Të enjten ndeshen Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli. Prizrenasit kanë siguruar vendin e tretë me tetë fitore e pesë humbje, kurse therandasit janë në vendin e parë me 12 fitore e një humbje.

Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Kamzës. Tiranasit kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse skuadra e Kamzës ka dy fitore e 11 humbje.

Liga Unike - Java 14

E mërkurë

17:00 Rahoveci - Peja

19:00 Vllaznia - Teuta

E enjte

17:00 Prizreni 16 - Golden Eagle Ylli

19:00 Tirana - Kamza