23/03/2022

Thirrje për adhuruesit e basketbollit

Sot dhe nesër zhvillohet Final 4 i Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Në takimet e sotme gjysmëfinale priten ndeshje shumë interesante mes Penzës dhe Bashkimit, si dhe Prishtinës e Flamurtarit, kurse nesër zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Adhuruesit e basketbollit mund të përcjellin ndeshje shumë interesante, ndërsa hyrja është falas.

Për dy ditë në Prishtinë, pritet një spektakël i basketbollit te femrat, me një atmosferë të jashtëzakonshme, ku përballen katër skuadrat më të mira të Ligës Unike te femrat.

Ky është një mundësi e mirë për tifozët e basketbollit që të shohin super ndeshje e super spektakël, ndërsa hyrja është falas.

Orari

23 Mars

16:00 Penza-Bashkimi

19:00 Prishtina-Flamurtari

24 Mars

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja