Sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike në konkurrencën e femrave. Ky është edicioni i parë dhe historik i kësaj gare.
Në finale do të përballen Penza dhe Prishtina, dy skuadra që synojnë trofeun e çmuar. Kampionia e Kosovës kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e parë, kurse në gjysmëfinale mundi Bashkimin e Prizrenit, 83:57, kurse Prishtina përfundoi garat në vendin e dytë, ndërsa në gjysmëfinale mundi Flamurtarin e Vlorës, 74:68.
Penza kishte fituar edhe Superkupën Mbarëkombëtare në edicionin e parë, ndërsa Prishtina si klub organizator e dëshiron titullin e parë, duke shtuar edhe një trofe në sirtarin e saj.
Përballjet ndërmjet këtyre dy klubeve kanë qenë gjithmonë interesante dhe rivalizuese, e kështu pritet edhe sonte, ku do të mësohet fituesi i parë i kësaj gare.
Nga ora 16:00 përballen Bashkimi dhe Flamurtari i Vlorës, në garë për vendin e tretë, ku pritet një sfidë interesante.
Hyrja është falas dhe pritet një atmosferë e bukur e basketbollit te femrat.
Orari
24 Mars
16:00 Bashkimi-Flamurtari
19:00 Penza-Prishtina