Më 22 Mars 2022 në Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbajtur Punëtoria e Gjyqtarëve të nominuar në Final Four të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.
Në këtë punëtori pjesëmarrës ishin dhjetë gjyqtarë dhe është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional Faton Kurshumlija, njëherësh edhe Komesar i Garave në FBK.
Në këtë Punëtori është ligjëruar për:
- Respektimi i Rregullave të Basketbollit
- Kriteri i gabimeve personale
- Kriteri i shkeljeve
- Kriteri i Gabimeve Josportive C1-C5
- Respektimi i Rregullores së Garave
- Zëvendësimet
- Lojtaret e huaja
- Media Time Out
- Organizimi i Pre Game
- Respektimi i pozitës tuaj
- Komunikimi verbal-vizual
- Komunikimi trajner-gjyqtar
- Komunikimi Lojtar-gjyqtar
- Sinjalizimi për 2 minutat e fundit
Mekanika 3PO
- Pozicionimi bazik
- L inicon rotacionin
- C qëndron derisa T përfundon lëvizjen
- T – C Qëndro me lojtarin AOS
- Mos gjyko gjatë vrapimit
- IOT –FIBA sinjalet