Më 23 dhe 24 Mars në Prishtinë u zhvillua Final 4 i Ligës Unike në konkurrencën e femrave, ku garuan Prishtina, Penza e Pejës, Bashkimi i Prizrenit dhe Flamurtari i Vlorës.
Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike, që u mbajt në kryeqytetin e Kosovës. Por, kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e sponsorëve tanë, si partnerët meedial Art Motion, Kujtesa dhe RTSH, si dhe kompaninë Tregtia/Trepharm dhe Sigal UNIQA Group AUSTRIA.
Ndihmë të madhe dhe shumë të rëndësishme kanë dhënë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, si dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë.
Sponsorët kanë dhënë ndihmë të madhe në zhvillimin e Ligës mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe Liga Unike i falënderon pafundësisht.
Për dy ditë me radhë u zhvilluan katër ndeshje të bukura te femrat, me lojëra rivalizuese në parket dhe atmosferë të bukur në tribuna. Ky ishte edhe një organizim madhështor, në edicionin e parë të Final 4 te femrat.