13/04/2022

Konferencë për media

Të enjten (nesër) në ora 13:00 në Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të organizohet konferencë për media.

Në këtë konferencë do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Ligës Unike dhe KB Peja për organizimin e Final Four.

Gjatë konferencës do të zbulohen detajet tjera në lidhje me organizimin madhështor që pritet të jetë në palestrën ‘Karagaçi’.

Në gjysmëfinale të Ligës Unike do të përballen Peja-Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli-Teuta.