15/04/2022

Akreditimi për Final 4 të Ligës Unike

Liga Unike ju njofton se mund të akreditoheni për Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve.

Akreditimi mund të bëhet deri të hënën (18 Prill) në ora 16:00 në email-in communications@basketbolli.com. Më pas do të njoftoheni se kur mund t’i merrni akreditimet.

Final 4 i Ligës Unike do të mbahet më 20 dhe 21 Prill në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës.

Në gjysmëfinale do të përballen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16.