Pas përfundimit të garave të rregullta është koha për Final 4 të Ligës Unike, ku do të përcaktohet kampioni.
Në garat e rregullta, sulmin më të mirë e kishte skuadra e Pejës, që në 14 xhiro shënoi 1278 pikë apo 91.28 për ndeshje. Ndërkohë, më së paku pikë ka shënuar Vllaznia e Shkodrës, 1051 apo 75 pikë për ndeshje.
Mbrojtjen më të mirë e kishte skuadra e Golden Eagle Yllit, duke pranuar për 14 xhiro, vetëm 996 pikë, apo 71.14 për ndeshje. Ndërsa mbrojtjen më të dobët e kishte Kamza Basket, 1316 ose 94 pikë për ndeshje.
Ylli përfundoi garat e rregullta me 13 fitore dhe një humbje, ku do të synojë mbrojtjen e titullin, ndërsa finalja e edicionit të kaluar, Peja përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë me nëntë fitore e pesë humbje dhe synon të fitojë trofeun në shtëpinë e saj.