Më 20 dhe 21 Prill zhvillohet Final 4 i Ligës Unike te meshkujt.
Kjo është hera e parë që organizohet në Kosovë, ku do të përballen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16.
Në fakt, ky është edicioni i parë i kësaj lige, pasi në edicioni i kaluar ishte zhvilluar në formë të Final 8, për shkak të pandemisë me Covid 19.
Final 8 ishte mbajtur në Rahovec dhe në Durrës, ku Golden Eagle Ylli në finale mundi Pejën me rezultat 79:82. Ky ishte trofeu i parë i Ligës Unike që shkoi në skuadrën therandase, për të cilën gjithashtu ishte trofeu i parë në histori të klubit. Më pas u kurorëzuan kampion të Kosovës, si dhe fituan edicionin e parë të Superkupës Mbarëkombëtare. Kjo garë ishte zhvilluar vitin e kaluar në Durrës dhe Shkodër, ku morën pjesë kampionët dhe fituesit e Kupës së Kosovës dhe Shqipërisë: Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Teuta dhe Vllaznia e Shkodrës. Në finale Ylli mundi Prishtinën me shifrat 76:67.
MVP i Final 8 ishte shpallur Erjon Kastrati, ndërsa i Superkupës Mbarëkombëtare, Mikaile Tmusiq.