Golden Eagle Ylli është kualifikuar në finale të Ligës Unike, duke mundur Teutën në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 84:82 (21:15, 15:23, 22:18, 26:26), ku fituesi u vendos në sekondat e fundit me pikët nga Erjon Kastrati.
Therandasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, ku më e larta ishte 21:14, ndërsa kjo pjesë përfundoi 21:15. Por, periudha e dytë ‘foli’ në të mirë të durrësakëve, që shkrin epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre, 31:38, megjithatë pesë pikë radhazi nga kampionët bën që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 36:38.
Perioda e tretë ishte interesante, me skuadrën nga Durrësi që kishte epërsi deri në pesë pikë dhe therandasit deri në shtatë pikë, duke e bërë sfidën shumë interesante, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 58:56. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit dhe të dy skuadrat e kishin mundësinë për të fituar, megjithatë, ai që vendosi ishte Erjon Kastrati në sekondat e fundit për 84:82 dhe kualifikoi kampionët në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Peja-Prizreni 16 që zhvillohet nga ora 20:30.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë, pesë pikë, gjashtë asistime, Henrik Sirko me 17 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e katër asistime, kurse te Teuta u dalluan Nasir Core me 23 pikë, Fabien Lilaj dhe Tyler Peterson me nga 13 pikë.
Ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.
Orari
E mërkurë
Golden Eagle Ylli-Teuta 84:82
20:30 Peja-Prizreni 16
E enjte
17:00 Ndeshja për vendin e tretë
20:30 Finalja