23/08/2022

Vendimet e mbledhjes së Bordit Drejtues të Ligës Unike

Bordi Drejtues i Ligës UNIKE në mbledhjen e mbajtur më 17.08.2022 në Tiranë ka shqyrtuar situatën aktuale dhe zhvillimet në këtë ligë, dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  1. E ka miratuar Kalendarin e Garave për edicionin e ri 2022/23 në të dyja konkurrencat.
  2. Ka vendosur që Superkupa Mbarëkombëtare të organizohet më 05/06 Tetor 2022 në Mitrovicë. Gjithashtu ka vendosur që Superkupa Mbarëkombëtare e Femrave të organizohet në Kosovë, kurse Final Four i Meshkujve dhe ai i Femrave të organizohen në Shqipëri. Në Superkupën Mbarëkombëtare do të luajnë ekipet që janë përcaktuar në Udhëzuesin për Organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare.
  3. Ka vendosur që të organizojë aktivitete të përbashkëta të gjeneratave U12 dhe U14 për djem e vajza, kurse për modalitetet e organizimit të këtyre eventeve i ka udhëzuar dy Federatat të krijojnë një koncept ide dhe më pas të vazhdojnë me organizimin.

 

Në emër të Bordi Drejtues të Ligës UNIKE,

Ilir TREBICKA                 17.08.2022, Tiranë

Kryetar

Bordi Drejtues i Liga UNIKE