23/09/2022

Numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare

Për herë të parë Kosovën do ta vizitojë Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis.

Ai do të vizitojë Kosovën më 6-7 tetor, ku do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë, si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), por edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Superkupa Mbarëkombëtare do të do të mbahet më 5-6 tetor në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta e Durrësit dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.