Më 5 dhe 6 tetor do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.
Takimi i parë gjysmëfinal ishte paraparë të zhvillohet mes Teutës së Durrësit dhe Tiranës, megjithatë, skuadra durrësake ka probleme, pasi disa basketbollistë kanë probleme shëndetësore dhe kjo ndeshje nuk do të zhvillohet. Tirana kualifikohet direkt në finale.
Përballje e zjarrtë zhvillohet mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mitrovicasit janë fitues të Kupës së Kosovës, ndërsa therandasit janë kampionë të Kosovës dhe kishin fituar Superkupën Mbarëkombëtare, edicionin e kaluar, apo për herë të parë në histori.
Kjo sfidë pritet të jetë shumë interesante, pasi të dy skuadrat nga Kosova duan trofeun e kësaj gare. ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e madhe nga tifozët vendas, kurse Ylli me përvojën që ka shpreson të fitojë edhe një trofe. Kujtojmë se Ylli ka fituar edicionin e parë të Ligës Unike.
Finalja e madhe do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në Mitrovicë, ku pritet një spektakël, që nuk është parë deri më tani.
Superkupa Mbarëkombëtare
19:00 TREPÇA vs GOLDEN EAGLE YLLI
E enjte
20:00 Finalja e madhe