Më 5 dhe 6 tetor në Mitrovicë u organizua Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve. Kjo ishte hera e parë që një event i tillë u organizua në Kosovë, përkatësisht Mitrovicë.
Në një organizim të jashtëzakonshëm dhe spektakël të vërtetë, Trepça triumfoi, duke mundur Tiranën në finale, ndërsa më herët kishte mposhtur Golden Eagle Yllin.
Liga Unike falënderon Trepçën për organizim dhe ofrimin e kushteve sa më të mirë, që kjo ngjarje të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Falënderim i madh shkon për sponsorët, pa të cilët është e pamundur zhvillimi i basketbollit në Kosovë dhe Shqipëri.
Falënderim special për partnerët medialë Kujtesa dhe Art Motion, që gjithmonë sjellin teknologjinë e fundit për teleshikuesit dhe përcjelljen profesionale të ndeshjeve.
Si gjithmonë, policët dhe mjekët ishin në krye të detyrës, duke ndihmuar në këtë organizim.
Në fund, por shumë të rëndësishëm, falënderimi shkon për stafin e Ligës Unike dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, që ndihmuan në këtë organizim, duke kontribuar me përvojën e tyre.