Më 26 dhe 27 tetor në Prizren u mbajt Superkupa Mbarëkombëtare e Femrave, ku morën pjesë Bashkimi i Prizrenit, Flamurtari i Vlorës, Penza e Pejës dhe Partizani i Tiranës.
Kjo ishte hera e parë që organizohet në Kosovë, përkatësisht Prizren, ndërsa triumfoi skuadra nga Vlora.
Liga Unike falënderon KBF Bashkimin për organizimin dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin femëror në Kosovë dhe Shqipëri.
Liga Unike falënderon të gjitha klubet pjesëmarrëse për lojërat e bukura të zhvilluara dhe ‘Fair-Playn’ e treguar, si dhe tifozët për atmosferën e krijuar për dy ditë radhazi.
Falënderim i veçantë shkon për sponsorët, ku do të ishte i pamundur zhvillimi i ngjarjeve të basketbollit. Liga Unik i falënderon për të gjithë kontributin që kanë dhënë në basketbollin mbarëshqiptar.
Falënderim shkon për Art Motion dhe Kujtesa që sjellin teknologjinë e fundit, duke ju ofruar teleshikuesve pamje profesionale të ndeshjeve.
Po ashtu, Liga Unike falënderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarje, që ndihmuan në organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare.